Sot mbahet seanca e fundit plenare, protestuesit paralajmërojnë rrethimin e Kuvendit
Seanca e fundit e Kuvendit pritet të shoqërohet me një tjetër protestë qytetare, e thirrur për këtë të hënë, përpara godinës së Parlamentit. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:30, në shenjë pakënaqësie ndaj Kuvendit dhe klasës politike. Sipas tyre, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë organizatorët, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve. Tubimi i së hënës si vijim i revoltës qytetare që vijon prej 58 ditësh, ndërsa pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara. Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës. Protesta zhvillohet në një moment...
Burimi:
gijotina.com