Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit, Gjin Gjoni kërkon…

Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit, Gjin Gjoni kërkon…

Nën sloganin “Ripërtëritje”, sot në orën 10:00 Partia Demokratike do të mbajë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. 2, janë momentet kryesore të Kuvendit: Ndryshime statutore, që kufizojnë rolin e primareve në hartimin e listave të kandidatëve duke shtuar një komision nga partia që bën filtrimin e propozimeve dhe që rrisin kuotat për gratë e diasporën. Po ashtu, delegatët do të votojnë për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Por, ndryshe nga tradita e mëhershme kur lista, atribut i kryetarit, publikohej të paktën 48 orë para mbajtjes së Kuvendit, delegatët ende nuk i kanë në dorë emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar. Ata, me gjasë do t’i mësojnë vetëm në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit emrat për të cilët do të duhet të...