Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda

Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda

Ditën e sotme në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe për anëtarësimit e Shqipërisë në BE. Para nisjes së konferencës, kryeministri Edi Rama do të japë një deklaratë për mediat. Deklarata e kreut të ekzekutivit do të pasohet me një foto familjare me përfaqësuesit e qeverive të ndryshme evropiane dhe në orën 19:00 do të nisë zyrtarisht konferenca. Për vendin tonë takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësorin dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimin...