Sot gjyqi në GJKKO ndaj Erion Veliajt/ Kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë: Jo dinjitoze qëndrimi në kafazin e xhamit

Sot gjyqi në GJKKO ndaj Erion Veliajt/ Kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë: Jo dinjitoze qëndrimi në kafazin e xhamit

Ditën e sotme mbahet në GJKKO gjyqi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të akuzuarve të tjerë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se avokatët e Veliajt kanë mbërritur për seancën. Veliaj nuk ka marrë pjesë në seancë, por do përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Në sallë është vetëm prokurori Ols Dado, teksa nuk është i pranishëm prokurori tjetër Altin Dumani. Erion Veliaj ka dërguar një shkresë gjykatës duke i bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi mbajtja në kafaz e tij nuk është as e dinjitoze dhe për këtë arsye kërkon të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Ndërkohë në këtë gjyq janë nën akuzë 19 persona, ku 11 të tjerëve u është pranuar kërkesa e...