Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë këtë të hënë ka arritur kulmin e saj. Termometri mesditën e sotme në Tiranë ka arritur 45 gradë në diell, duke shënuar ditën më të nxehtë të vitit. Vlerat më të larta janë regjistruar në Berat, me 47 gradë në diell dhe 42 gradë në hije. Sipas meteorologë, dita e martë do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, por për shkak të lagështirës ato nuk do të ndihen. Nga e premtja ditët më të freskëta do të jenë më të theksuara, duke u shoqëruar edhe me rrebeshe shiu. Megjithatë, në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan.