Sot bëhen plot 2 muaj protestë ndaj Ramës, nis grumbullimi i qytetarëve te “Sheshi Skënderbej”

Sot bëhen plot 2 muaj protestë ndaj Ramës, nis grumbullimi i qytetarëve te “Sheshi Skënderbej”

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në “Sheshin Skënderbej”, ku do të zhvillohet protesta e 60-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas mbledhjes në shesh, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, siç kanë bërë çdo mbrëmje gjatë dy muajve të fundit të protestës. Tubimi vjen në ditën kur protesta antiqeveritare shënon plot 2 muaj nga nisja e saj, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.