“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

Shqipëria prej vitesh po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut. Për shumë vizitorë, imazhi i parë që vjen në mendje është uji i kaltër i Ksamilit, fotot virale në rrjetet sociale dhe plazhet me pamje si në Karaibe. Por vendi i shqiponjave është shumë më tepër se kaq! Kështu shkruan Wom Travel, në një artikull për vendin tonë, si më poshtë: Në një hapësirë relativisht të vogël, Shqipëria bashkon male të larta, rivierën e Jonit, qytete historike, kala, fshatra me gurë, monumente të lashta dhe peizazhe natyrore që ndryshojnë nga veriu në jug. Nga Alpet shqiptare te brigjet e Jonit, nga qytetet UNESCO te kryeqyteti që po transformohet me ritme të shpejta, vendi ofron një përzierje të rrallë mes natyrës, historisë dhe...