“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

Një histori prekëse po sensibilizon shqiptarët kudo ndodhen. Pranvera, një vajzë 31-vjeçare që jeton në Xheda të Arabisë Saudite, po përballet me leucemi akute dhe ka nevojë urgjente për një transplant të palcës kockore për të shpëtuar jetën. Mamaja e saj, Mariana Mollaj, dhe shoqja e ngushtë, Geralda Koçiraj, rrëfyen në “Dita jonë” në A2 CNN kalvarin e vështirë që familja po përjeton prej tetorit të vitit 2025, kur Pranvera u diagnostikua papritur me sëmundjen e rëndë. Sipas Geraldës, gjithçka nisi kur Pranvera humbi forcën në këmbë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pas analizave të shumta, mjekët konfirmuan diagnozën e leucemisë akute. Që prej asaj kohe, 31-vjeçarja ka kryer nëntë kimioterapi, por organizmi i saj nuk mund të përballojë më trajtime të tjera....