TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik dhe transformimit digjital
Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit turistik, duke u pozicionuar gjithnjë e më fort si një nga destinacionet më dinamike në Evropë, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Pas një rekordi prej mbi 12 milionë vizitorësh ndërkombëtarë, vendi po përgatitet për një tjetër sezon me rritje të lartë të fluksit turistik, të mbështetur si nga atraksionet natyrore dhe kulturore, ashtu edhe nga inovacionet digjitale që po transformojnë përvojën e udhëtimit. Integrimi i shërbimeve moderne të lidhjes “mobile” po e bën Shqipërinë një destinacion më të aksesueshëm, më të lidhur dhe më konkurrues në tregun global të turizmit. Rritja e shpejtë e turizmit është shoqëruar me nisma të reja teknologjike që synojnë përmirësimin e përvojës së vizitorëve, me shërbimet e lidhjes “mobile”...
Burimi:
javanews.al