Fshesa” e PS-së kalon mbi hartë/ Nga Fushë-Arrëzi te Prrenjasi, shkrihen 15 bashki

Fshesa” e PS-së kalon mbi hartë/ Nga Fushë-Arrëzi te Prrenjasi, shkrihen 15 bashki

Fshesa” e PS-së kalon mbi hartë/ Nga Fushë-Arrëzi te Prrenjasi, shkrihen 15 bashki Mazhoranca socialiste depozitoi të enjten në Kuvend projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale, ku propozohet reduktimi i numrit të bashkive nga 61 në 46, duke shkrirë 15 njësi vendore me bashkitë më të mëdha brenda qarkut Sipas projektit, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha. Konkretisht, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, Cërriku e Belshi me Elbasanin,...