Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë
Shkolla 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tiranë është transformuar në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 nxënësve të njësisë 11. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektoi ambientet e reja teksa u shpreh se gjithçka është gati për të mirëpritur të rinjtë e kësaj njësie. “Jemi këtu te shkolla “Kolë Jakova”, te Bregu i Lumit në njësinë Nr. 11, në një zonë gjysmë informale, me banorë rishtas por dhe me banorë të vjetër. Një shkollë që i shërben rreth 500 nxënësve dhe e ndërtuar shumë vite më parë dhe nuk ishte rikonstruktuar asnjëherë. Rikonstruksioni ka qenë i plotë, jo vetëm me hapësirat ekzistuese, por me hapësira shtesë të ambienteve sportive dhe mbështetëse. Gjithashtu ka pasur ndërhyrje për ambientet sportive,...
Burimi:
javanews.al