TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Vodafone Albania dhe Tirana International Airport (TIA) kanë zyrtarizuar të hënën, më 25 maj, iniciativën “Siguria që udhëton me ty”, një investim strategjik tashmë i implementuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Nëpërmjet kësaj iniciative, TIA bëhet aeroporti i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton zgjidhjen e Airbus për sigurinë aeroportuale, pjesë e partneritetit global të Vodafone Group, për sigurinë e aeroporteve, e ndërtuar mbi kapacitetet e rrjetit 5G të Vodafone Albania.Partneriteti strategjik ndërmjet Vodafone Albania, Tirana International Airport dhe Airbus shënon një moment kyç në transformimin e operacioneve aeroportuale përmes komunikimit në kohë reale, koordinimit të avancuar, reagimit ndaj emergjencave dhe menaxhimit të sigurisë. Zgjidhja ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për stafin operacional të aeroportit, duke mundësuar komunikim më efikas dhe koordinim më të shpejtë, në...