Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin
Ditën e diel, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat e lindjes dhe juglindjes, veçanërisht në relievet malore. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, duke sjellë freski të lehtë në orët e pasdites. Valëzimi në det pritet të jetë i qetë, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete bregdetare. Përditësimet më të sakta mbi motin do t’i gjeni pranë SHMU, i cili do të publikojë njoftime të vazhdueshme për ndryshimet e mundshme atmosferike.
Burimi:
javanews.al