“Si Viaggia”: Gjiri i Gramës, perla e fshehur e Karaburunit që po mahnit botën
I izoluar, i egër dhe ende larg turizmit masiv, Gjiri i Gramës, është një nga ato vende, që të lënë pa fjalë që në shikimin e parë, shkruan media italiane “Si Viaggia”. I fshehur në Gadishullin e Karaburunit, përballë detit Jon, ky gji i vogël është kthyer në një nga perlat më të veçanta të Rivierës Shqiptare, i cili sot njihet ndërkombëtarisht, si një nga plazhet më të bukura të Evropës. Deri pak vite më parë, Gjiri i Gramës ishte një destinacion i njohur vetëm nga aventurierët, alpinistët dhe detarët, që eksploronin brigjet e Karaburunit. Sot, falë bukurisë së paprekur dhe përfshirjes së tij në renditjen “Evropa – 50 Plazhet më të Mira në Botë për vitin 2026”, Gjiri i Gramës po tërheq gjithnjë e...
Burimi:
javanews.al