Shqipëria në krye të Europës për martesat, por 1 në 3 çifte po divorcohen

Shqipëria në krye të Europës për martesat, por 1 në 3 çifte po divorcohen

Shqipëria rezulton me normën më të lartë të martesave në Europë! Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6.8 martesa për 1 mijë banorë, e njëjta normë si në vitin 2022 dhe dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që është 3.9 martesa për 1 mijë banorë. Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut, megjithëse të dhënat më të fundit për këtë shtet i përkasin vitit 2021. Për Kosovën mungojnë të dhënat zyrtare, ndonëse ajo ka një popullsi të re dhe tradicionalisht një nivel të lartë martesash. Në rajon, normën më të ulët të martesave e ka Serbia, me 4.6 martesa për 1 mijë banorë. Pas Shqipërisë, vende me norma të larta martesash janë Turqia me 6.6 dhe Moldavia...