Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë madje edhe parashikimet më pesimiste. Të dhënat më të fundit zyrtare të INSTAT mbi ecurinë e moshës mediane dëshmojnë një përmbysje historike të strukturës moshore në vend, duke e zhvendosur Shqipërinë nga një prej kombeve me popullsinë më të re në Europë, në një shoqëri me moshë mediane sa mesatarja e Bashkimit Europian. Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mediane e Shqiptarëve arriti në 45 vjeç në 1 janar 2026 (mosha mediane nënkupton ku 50% e popullsisë janë mbi këtë moshë dhe 50 % nën këtë moshë), duk u plakur me 7 muaj brenda një viti. Të dhënat për 2026 në Bashkimin Europian nuk janë kalkuluar ende,...