Raporti / Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë
Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, por pesha e tyre është ndër më të ulëtat në Europë dhe më e ulëta në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2024, gratë përbënin 55% të gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, ndërsa burrat 45%, sipas të dhënave të Eurostat. Me këtë nivel, Shqipëria renditet pranë fundit të klasifikimit europian, duke lënë pas vetëm disa vende si Polonia, Gjermania, Turqia, Lihtenshtajni, Irlanda dhe Islanda. Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria kishte përqindjen më të ulët të grave gjyqtare. Në Serbi, gratë përbënin 73% të gjyqtarëve profesionistë, në Bosnjë dhe Hercegovinë 64.8%, në Malin e Zi 63.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 61.4%. Diferenca me Serbinë, që kryeson rajonin, arrin në 18 pikë përqindje. Shqipëria mbetet gjithashtu pas vendeve fqinje të Bashkimit Europian,...
Burimi:
javanews.al