Qeveria dha 50 lekë/litër, shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen e subvencionit për naftën

Qeveria dha 50 lekë/litër, shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen e subvencionit për naftën

Rritja e çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të rëndojë kostot e operatorëve të transportit publik. Për këtë arsye, Shoqata e Transportit Publik Qytetas i ka kërkuar qeverisë zgjatjen edhe me 3 muaj të skemës së subvencionimit të naftës, konkretisht për periudhën korrik-shtator 2026. Më 13 maj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi se shoqatat e transportit publik do të subvencionohen me 50 lekë për litër naftë, masë që zbatohet nisur nga muaji mars, që përkon me krizën e hidrokarbureve. Operatorët kërkojnë që kjo mbështetje të vijojë, duke argumentuar se çmimet e larta të karburantit po vështirësojnë përballimin e kostove dhe rrezikojnë normalitetin e shërbimit publik. Sipas tyre, vazhdimi i kompensimit është i domosdoshëm për të shmangur reduktimin e flotës dhe frekuencave të...