Prodhimi i paisjeve të reja freskuese, domosdoshmëri për përballimin e të nxehtit

Prodhimi i paisjeve të reja freskuese, domosdoshmëri për përballimin e të nxehtit

Vala e të nxehtit që ka përfshirë së fundmi shumë vende evropiane, ka rritur ndjeshëm kërkesën për kondicionerë, ventilatorë dhe produkte të tjera freskuese, duke sjellë një rritje të dukshme të porosive. Në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë në Yiwu, pajisje të ndryshme kreative për përballimin e vapës po tërheqin interes të madh nga blerësit ndërkombëtarë. Rritja e porosive ka bërë që prodhuesit të shtojnë ritmin e prodhimit. Përgjegjësi i një kompanie makinerish për prodhimin e akullit në provincën Zhejiang, tha se kërkesa për modelet shtëpiake dhe portative është rritur ndjeshëm. Nga janari deri në maj të këtij viti, dërgesat e makinerive të akullit drejt Evropës u rritën me mbi 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.