Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një stuhi e fuqishme ka mbërritur në Shqipëri dhe vendet fqinje. Era e fortë përfshiu mbrëmjen e të martës qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në zona të ndryshme, ndërsa qytetarët dhe pushuesit u larguan nga bregdeti, për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve dhe objekteve të ndryshme. Në zonën e Lungomares, bizneset mblodhën çadrat dhe karriget, për shkak të erës së fuqishme, që vështirësoi aktivitetin normal. Edhe në qarkun e Kukësit, reshjet e shiut, erërat me intensitet mesatar dhe shkarkesat elektrike i kanë dhënë fund valës së të nxehtit. Stuhia e fuqishme ka përfshirë edhe Kosovën, duke shkaktuar dëme materiale në disa komuna dhe qytete të vendit. Ndër zonat më të prekura janë fshatra të komunës së Suharekës, përfshirë...