Parkimi po bëhet luks, pse drejtuesit e mjeteve po paguajnë gjithnjë e më tepër
Gjetja e një vendi parkimi në Tiranë po kthehet në një sfidë të përditshme për qytetarët. Me shtimin e ndërtimeve të reja dhe reduktimin e hapësirave të parkimit, kostot për të lënë makinën pranë banesës apo vendit të punës janë rritur ndjeshëm. Gjatë muajve të fundit, tarifat e parkimeve private janë shtrenjtuar me 60-70%, sidomos për qëndrimet afatgjata. Edhe parkimet publike shpesh janë të mbushura dhe nuk arrijnë të përballojnë kërkesën, duke krijuar trafik dhe pritje të gjata. Në shumë zona të kryeqytetit, çmimi për një orë parkim ka arritur deri në 300 lekë, ndërsa parkimi për një ditë të plotë kushton mesatarisht 600-800 lekë. Edhe abonimet mujore janë bërë më të kushtueshme, duke nisur nga rreth 10 mijë lekë dhe duke arritur deri në...
Burimi:
javanews.al