Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Do t’u shpërndahen familjeve përfituese

Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Do t’u shpërndahen familjeve përfituese

Ka nisur puna për ndërtimin e 223 apartamenteve të reja në zonën e Kombinatit, të cilat do t’u shpërndahen familjeve përfituese në kuadër të programit të rindërtimit. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte sot në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ku po zhvillohen punimet pas dakordësimit për prishjen e një godine, në truallin e së cilës do të ndërtohen apartamentet e reja. “Kemi nisur punën për ndërtimin e apartamenteve që do t’u shpërndahen banorëve, ndaj të cilëve kemi detyrimin të garantojmë një banesë pas dëmtimeve që pësuan shtëpitë e tyre. Kjo ka qenë një kërkesë e hershme, por procesi është vonuar për shkak të procedurave të gjata gjyqësore dhe sigurimeve të njëpasnjëshme të padive. Bëhet fjalë për dy prona me dy pretendues të ndryshëm në këtë zonë, çka e...