Nisin hetimet për helmimin e 64 kadetëve, flet administratorja e catering-ut: Çdo vakt është shpërndarë sipas kontratës

Nisin hetimet për helmimin e 64 kadetëve, flet administratorja e catering-ut: Çdo vakt është shpërndarë sipas kontratës

Policia ka nisur hetimet për rastin e helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërsa po vijon marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Administratorja e kompanisë së cateringut Sori-Al ka dëshmuar para hetuesve se furnizimi me ushqim për studentët është kryer çdo ditë në përputhje me kontratën. “Çdo vakt është gatuar dhe shpërndarë sipas procedurave standarde, duke respektuar kushtet e higjienës dhe sigurisë ushqimore”, ka dëshmuar ajo. Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe kuzhinieri, stafi përgjegjës për ndarjen e ushqimit në porcione, punonjësit e shpërndarjes, si dhe studentët që kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të vakteve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, deri në këtë fazë, nuk është vendosur ende asnjë person...