Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

Bashkia e Tiranës ka nisur fazën e dytë të procesit për programin social “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, i njohur ndryshe si programi i kredive të buta. Pas shpalljes së listave të fituesve dhe jofituesve të fazës së parë, qytetarët që janë shpallur përfitues duhet tashmë të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të vijuar procedurat. Nga faza e parë e programit, rezultuan 2,871 aplikantë fitues dhe 1,538 jofitues. Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e vlefshëm nga data nga data 01.07.2026 deri më 31.07.2026. Dokumentacioni dorëzohet pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë e Tiranës, ndërsa lista emërore e përfituesve është afishuar pranë njësive administrative. Për çdo paqartësi, qytetarët duhet t’i drejtohen njësisë administrative ku janë të...