Ngadalësimi global vë në provë turizmin në Shqipëri! Ekspertët: Cilësia, sfida e re e sektorit

Ngadalësimi global vë në provë turizmin në Shqipëri! Ekspertët: Cilësia, sfida e re e sektorit

Turizmi vijon të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, por këtë sezon ai përballet me një sfidë të re. Banka Botërore parashikon ngadalësim të ekonomisë globale gjatë vitit 2026, një zhvillim që mund të ndikojë në fuqinë blerëse të turistëve dhe mënyrën se si ata shpenzojnë gjatë pushimeve. “Ngadalësimi i ekonomisë globale nuk do të thotë domosdoshmërisht më pak turistë për Shqipërinë. Përkundrazi, destinacionet me kosto konkurruese dhe ofertë të larmishme, si Shqipëria, mund të përfitojnë duke tërhequr vizitorë që kërkojnë alternativa më ekonomike për pushimet e tyre”, thotë eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se Shqipëria ka fituar një pozicion më të rëndësishëm në hartën turistike europiane. Sfida tashmë nuk është vetëm rritja e numrit të vizitorëve, por ofrimi i një...