Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Pas ditëve përvëluese, duket se moti mbrëmjen e sotme ka marrë një tjetër kthesë. Në disa qytete përfshirë Tiranën, Fierin, Vlorën e Kukësin janë rikthyer reshjet e shiut. Në disa zona ato janë shoqëruar me erëra dhe shkarkesa elektrike. Kështu në Kukës erërat e forta kanë shkaktuar problem në disa fshatra, kryesisht sa i përket furnizimit me energji elektrike. Më herët edhe specialistja e Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, tha për Report Tv se pse java nisi me temperatura të larta, vijimi i saj do të jetë më i freskët. Rënia më e ndjeshme e temperaturave pritet të shënohet të premten.