Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta, ndryshon orari i protestës në Tiranë
Ka nisur dita e 17-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Orari i protestës do të shtyhet për ditët në vijim, për shkak të temperaturave të larta. “Nesër kemi vendosur një orar të ri, nga nesër në orën 19:00”, tha për mediat një nga organizatorët e protestës.
Burimi:
javanews.al