Moti i keq shkakton dëme në jug! Erërat e forta prishin çadrat në Vlorë, në Sarandë rrëzohet pema mbi automjete

Moti i keq shkakton dëme në jug! Erërat e forta prishin çadrat në Vlorë, në Sarandë rrëzohet pema mbi automjete

Moti i keq me erëra të stuhishme dhe reshje shiu që përfshiu vendin gjatë mbrëmjes së kaluar shkaktoi probleme në disa qytete të jugut. Në Lungomare, në Vlorë, era ngriti re të dendura rëre përgjatë shëtitores, duke e bërë pothuajse të pamundur qarkullimin e këmbësorëve. Po ashtu, u raportuan dëme në disa biznese, si edhe zhvendosje të çadrave dhe orendive. Edhe Gjirokastra u përfshi nga erëra të forta, të shoqëruara me reshje shiu, të cilat krijuan vështirësi të përkohshme në disa zona të qytetit. Në Himarë, qielli u ndriçua nga rrufe të shumta, duke krijuar një spektakël natyror gjatë natës. Moti i keq u shoqërua edhe me probleme në furnizimin me energji elektrike. Në Sarandë, erërat e forta rrëzuan një pemë, duke shkaktuar dëme në...