Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin! Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin! Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen përgjatë relievit malor në veri dhe lindje. Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në det valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në bregdet.