Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

Media spanjolle “Noticias del Vino” e ka vlerësuar Shqipërinë si “parajsën e fundit të përballueshme” të Europës për vitin 2026, një destinacion që po korr sukses viral në rrjetet sociale jo vetëm për udhëtimet ekonomike, por edhe për pasurinë e jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore. Përtej Rivierës Shqiptare, ku dallohen Ksamili me ujërat kristalore dhe Dhërmiu si një alternativë më e qetë, vendi ofron mrekulli natyrore si burimi i Syrit të Kaltër dhe ujërat termale të Banjave të Benjës pranë urës osmane. Për adhuruesit e historisë, Shqipëria ofron një trekëndësh të jashtëzakonshëm të mbrojtur nga UNESCO, që përfshin Beratin me arkitekturën karakteristike osmane, Gjirokastrën e gurtë dhe thesarin arkeologjik të Butrintit, ku ndërthuren disa qytetërime. Ndërkaq, në artikullin e medias spanjolle përmendet edhe veriu i vendit, i...