Me siluetë elegante dhe dizajnin futuri, superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)
Porti i Durrësit ka pritur këtë fundjavë një nga superjahtet më të mëdha dhe më luksoze në botë. Bëhet fjalë për “Yas”, i cili me një gjatësi prej rreth 141 metrash renditet ndër superjahtet private më mbresëlënëse në nivel global. I dallueshëm për siluetën e tij elegante dhe dizajnin futuristik, ai u ndërtua mbi strukturën e një ish-anijeje ushtarake, e cila u shndërrua në një nga superjahtet më ikonike të luksit bashkëkohor. Sipas Autoritetit Portual Durrës, “Yas” përfaqëson një arritje të inxhinierisë moderne detare, duke kombinuar teknologjinë e avancuar, performancën dhe luksin në një mjet lundrues të veçantë “Ankorimi i tij në Portin e Durrësit zgjon interesin e të apasionuarve pas superjahteve, duke e kthyer praninë e tij në një nga pamjet më tërheqëse të...
Burimi:
javanews.al