“Më hoqën rrobat, më nxorën përjashta”, Sabrija akuza djemve: Nuk janë kujdesur për mua
Një përplasje e ashpër familjare trajtohet në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ku nënë e bir, Sabrija dhe Ermali, kanë ballafaquar akuzat për tjetërsimin e pronës. Sabrija ka akuzuar hapur djemtë e saj për braktisje, duke pretenduar se djali i madh e ka nxjerrë jashtë shtëpisë e i ka marrë rrobat pasi e mashtroi për të hedhur firmën te noteri. Nga ana tjetër, Ermali ka fajësuar të ëmën se nuk duhej të firmoste. Sabrija: Unë kam tre fëmijë, tre djem. Këta asnjëri për mua nuk është kujdes, as i madhi e as i dyti, kurse ky (Ermali) ka qenë i ikur. Ka qenë 11 vite në Itali dhe kur ka ardhur, ka ardhur copë-copë. Mua më nxorën nga shtëpia, e më hoqën rroba e të gjitha....
Burimi:
javanews.al