Kosova dhe Shqipëria heqin “traun”, nuk ka kufij gjatë sezonit veror

Kosova dhe Shqipëria heqin “traun”, nuk ka kufij gjatë sezonit veror

Që prej kësaj të premteje, 1 maj, Shqipëria dhe Kosova kanë rikthyer zyrtarisht regjimin e kalimit pa kontrolle kufitare për automjetet me targa të dy vendeve. Masa do të jetë në fuqi deri më 30 shtator dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtarëve rritet ne disa dhjetera mijera ne dite. Sipas marrëveshjes, automjetet me targa shqiptare dhe kosovare do të kalojnë në pikat kufitare pa ndalesa dhe pa procedurat standarde të kontrollit. Ndërkohë, mjetet me targa të huaja do të përballen vetëm me kontrolle të shpejta, për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata. Ky model bashkëpunimi mes dy vendeve ka sjellë përfitime të dukshme ndër vite, sidomos në verë, duke nxitur turizmin, vizitat familjare dhe shkëmbimet tregtare. Sipas...