Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

Policia ka shtuar kontrollet në zonat turistike për të monitoruar nivelin e zhurmës dhe respektimin e orarit të muzikës në lokale, në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit veror. Gjatë patrullimeve, ku janë përfshirë edhe partnerë të Policisë Italiane, janë kryer matje të nivelit të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura në Durrës, Golem dhe Plazh. Sipas rezultateve të kontrolleve, niveli i zhurmës ka qenë brenda kufijve të lejuar, ndërsa nuk janë konstatuar shkelje të normave të parashikuara nga ligji. Përveç verifikimeve në terren, efektivët kanë zhvilluar edhe takime me pronarë dhe administratorë lokalesh, duke u kërkuar të respektojnë orarin e zhvillimit të aktiviteteve muzikore dhe të shmangin ndotjen akustike, veçanërisht në zonat e banuara. Kontrollet janë fokusuar edhe te respektimi i...