ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

Me ardhjen e verës, krahas pushimeve, aktiviteteve në natyrë dhe ditëve të gjata me diell, rikthehet edhe një shqetësim i njohur për qytetarët, “lufta” me mushkonjat. Përveç bezdisjes që shkaktojnë, këto insekte mund të jenë edhe bartëse të sëmundjeve të ndryshme, duke e bërë procesin e dezinfektimit një ndër masat më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit publik. Për këtë çështje foli zv/drejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, i ftuar këtë të hënë, më 8 qershor, në emisionin “Aldo Morning Show”. Ai bëri të ditur se procesi i dezinfektimit ka nisur dhe po vijon në zonat e planifikuara. “Deri në ’90 u bënte një dezinfektim masiv nga shteti i mushkonjave dhe i bimësisë dhe për shumë vite u harrua ky proces, duke shtuar që dhe mirëmbajtja...