Hita: Fund ndalimeve pa shkak, siguria rrugore do të monitorohet me teknologji inteligjente

Hita: Fund ndalimeve pa shkak, siguria rrugore do të monitorohet me teknologji inteligjente

Kryepolici Skënder Hita mori pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues të zhvilluar në Tiranë, me fokus sigurinë rrugore dhe rritjen e përgjegjshmërisë së përdoruesve të rrugës. Gjatë fjalës së tij, Hita theksoi se Policia e Shtetit ka orientuar përpjekjet drejt rritjes së sigurisë në rrugë, duke hequr dorë nga ndalimet pa arsye dhe ajo që ai e cilësoi si “gjueti gjobash”, përmes përdorimit të monitorimit inteligjent. Ai u ndal gjithashtu te shtimi i qarkullimit gjatë sezonit turistik, duke bërë të ditur se janë përgatitur plane të detajuara për administrimin e pikave problematike të trafikut. Hita përcolli edhe disa këshilla për përdoruesit e rrugës, duke kërkuar respektimin e kufijve të shpejtësisë, shmangien e manovrave të rrezikshme, mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe moskonsumimin...