E-Albania 3 ditë jashtë funksionit: Ndërprerja e shërbimeve për përmirësimin e infrastrukturës teknologjike
Portali e-Albania do të jetë jashtë funksionit për tre ditë. Njoftimi është dhënë në rrjetet sociale, ku sqarohet se qytetarët dhe bizneset nuk do të marrin dot shërbim nga ora 22.00 e datës 15 maj deri në orën 8 të mëngjesit, të datës 18 maj. “Kjo ndërprerje e shërbimeve vjen në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve. portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi. gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur”, njoftoi e-Albania.
Burimi:
javanews.al