Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat maksimale do të jenë 35 °C
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieve malorë në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites. Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e jug. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
javanews.al