Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri
Ditën e sotme (15 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.
Burimi:
javanews.al