Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

Tre programe të reja studimi me diploma të dyfishta ofron këtë vit Departamenti i Gjuhës Italiane, në bashkëpunim me universitete prestigjioze në Peruxhia, Siena dhe Viterbo. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka prezantuar risitë e këtij viti akademik, që synojnë t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, duke ndërlidhur njohuritë gjuhësore me teknologjinë. “Besoj se të gjithë e dinë që tashmë bota dixhitale dhe teknologjitë janë kryefjala e ditës. Prandaj, Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale ishte një program studimi jashtëzakonisht i domosdoshëm për t’u ofruar. Studentët do të marrin njohuri jo vetëm në fushat gjuhësore, filologjike, letrare dhe në mësimdhënien e gjuhës së huaj, por edhe në teknologjitë informatike të aplikuara në disiplinat shoqërore dhe në mësimdhënien e gjuhës italiane”, tha pedagogia Mirela Papa. Studentët...