Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

Shqipëria po konfirmohet si një nga destinacionet më tërheqëse turistike të verës 2026, jo vetëm për peizazhet dhe bregdetin e saj, por edhe për kostot gjithnjë e më konkurruese të udhëtimit, shkruan Anna Duplantis në një artikull të botuar në median franceze “Ulysse”. Sipas barometrit të publikuar nga platforma turistike “Digitrips” dhe media franceze e udhëtimit “L’Écho Touristique”, çmimet e biletave ajrore drejt Shqipërisë, kanë pësuar një rënie të ndjeshme prej 31%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e renditur vendin mes destinacioneve me uljen më të madhe të tarifave në tregun francez. Raporti thekson se Shqipëria po fiton terren në listën e destinacioneve më të kërkuara nga turistët evropianë, falë zgjerimit të linjave ajrore me kosto të ulët dhe rritjes së lidhjeve...