Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja
Psikologia Valbona Treska deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se familja është e para përgjegjëse, sa i përket ngjarjes së fundit të dhunës mes adoleshentëve. Treska thekson se përgjegjësia kryesore fillon nga familja, e cila luan rol themelor në formimin e personalitetit të fëmijëve që në fazat më të hershme të jetës. “Do ta nisja në fakt që në vegjëli. Është një marrëdhënie dashurie pa dashje, marrëdhënie që janë të deformuara, marrëdhënie që nuk janë të ndërtuara të sigurta, marrëdhënie që lënë për të dëshiruar… marrëdhënie që pa dashur prodhojnë këto skema në psikën e individit, të cilat janë gjithashtu të deformuara, që kërkojnë konfirmim vazhdimisht nga bashkëmoshatarët, nga më të rriturit, sepse flasim për një vetëvlerësim që nuk është i formuar...
Burimi:
javanews.al