DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të rikthehen sot në banket e shkollave për t’iu nënshtruar testit të dytë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Kujtojmë se pak ditë më parë, më 2 qershor, maturantët zhvilluan provimin e parë të Maturës Shtetëtore, atë të Gjuhës së Huaj. Sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Arsimit, më 16 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës, ndërsa më 23 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij me zgjedhje, duke i hapur rrugë kështu vijimit të tyre në arsimin e lartë. Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin...
Burimi:
javanews.al