“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u promovuar si “Maldivet e Evropës” falë plazheve mahnitëse, ujërave të kristalta dhe çmimeve më të përballueshme, krahasuar me destinacionet tradicionale mesdhetare, shkruan Julie Delahaye në median britanike “Daily Express”. Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve paralajmërojnë se, ndonëse vendi po përjeton një bum interesi, turistët që planifikojnë pushime në vitin 2026, duhet të kenë pritshmëri realiste, për infrastrukturën dhe ofertën turistike, e cila vazhdon të zhvillohet me ritme të shpejta. Shqipëria ndodhet rreth tre orë larg me linjë ajrore nga Britania e Madhe dhe është përshkruar si “Maldivet e Evropës”, falë plazheve të paprekura me rërë të bardhë, peizazheve të gjelbra dhe mbi 300 ditëve me diell në vit. Vitet e fundit,...
Burimi:
javanews.al