Bulevardi i bllokuar gjithë ditës! Protestuesit flenë dhe zgjohen përpara Kryeministrisë, kalojnë ditën me çadër para godinës

Bulevardi i bllokuar gjithë ditës! Protestuesit flenë dhe zgjohen përpara Kryeministrisë, kalojnë ditën me çadër para godinës

Edhe pse protesta e 21-të ka përmbushur 24-orëshin që ka përfunduar, tubuesit kanë vijuar përgjatë gjithë ditës të qëndrojnë përpara kryeministrisë duke bllokuar bulevardin. Ata kanë refuzuar thirrjet e policisë për t’u larguar duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve. Protestuesit kanë qëndruar në pritje të tubimit të radhës, që nis në orën 19:00. Për të përballuar vapën përvëluese, ata kanë përdorur edhe çadra të mëdha, ndërsa s’kanë pranuar të heqin karriget metalike apo sende të tjera nga aty.