Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës
Bashkia e Tiranës ka miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak një projektvendim të rëndësishëm që zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, duke përfshirë edhe 375 individë dhe familje që nuk kishin mundur të aplikonin në kohë në platformën online “Shtëpia Ime”. Ky vendim synon të garantojë trajtim të barabartë për të gjitha familjet e prekura, duke u dhënë mundësinë të përfitojnë nga programi i rindërtimit përmes mekanizmave të Bashkisë së Tiranës dhe duke mbrojtur të drejtën e tyre për strehim. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se ky është një vendim që i jep fund një problematike të mbartur prej vitesh. “Ky projektvendim është shumë i rëndësishëm për të gjitha familjet që kanë mbetur jashtë skemës dhe...
Burimi:
javanews.al