Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për kreditë e buta. Afati për fazën e parë të aplikimeve ka nisur më 20 prill dhe përfundon më 19 maj, ndërsa kërkesat duhet të plotësohen online përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Programi mbështet individët dhe familjet të cilët nuk kanë një banesë në pronësi, një shtëpi në rrezik shembje, banojnë në shtëpi të mbipopulluara, kanë mbetur të pastrehë, ose humbasin banesën për shkak të zhvendosjen me vendim gjykate. Kriter është që aplikantët të kenë mbushur moshën 18 vjeç në momentin e aplikimit. Po ashtu, mund të aplikojnë familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë, familjet me më shumë se 4 fëmijë apo familjet e reja, personat me aftësi të kufizuar, jetimët, emigrantë të rikthyer dhe familjet...