Bashkëpunim Shqipëri-Izrael për laboratorë dhe teknologji në sigurinë ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe institucionet homologe izraelite do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, me fokus shkëmbimin e eksperiencave dhe adoptimin e praktikave më të mira ndërkombëtare. Drejtoresha e përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, priti sot në ambientet e institucionit një delegacion izraelit të kryesuar nga ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, e shoqëruar nga Oren Lavi, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore të Izraelit, si edhe Yuval Lipkin, kreu i Administratës së Sigurisë Ushqimore të Izraelit. Gjatw takimit, Gjylameti theksoi se fokusi ishte bashkëpunimi dypalësh dhe shkëmbimi i eksperiencave për ndërtimin e një modeli sa më efikas në fushën e sigurisë ushqimore. “Qëllimi ynë është garantimi i standardeve gjithnjë e më të larta të sigurisë...
Burimi:
javanews.al