Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës
Ndërsa obeziteti po kthehet në një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të Europës, Shqipëria mbetet mes vendeve me normat më të ulëta në kontinent. Sipas të dhënave të Eurostat, 12.6% e popullsisë shqiptare mbi 18 vjeç klasifikohet si obeze, për vitin 2022, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit për Shqipërinë. Ky nivel është nën mesataren e Bashkimit Europian prej 16.3% dhe më i ulët se në shumicën e vendeve të rajonit. Në Ballkanin Perëndimor, vetëm Mali i Zi rezulton me një normë më të ulët, 7.8%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina arrin në 15.7%, Maqedonia e Veriut në 15.4% dhe Serbia në 13.6%. Edhe Greqia (12.8%) dhe Rumania (12.9%) renditen pak mbi Shqipërinë. Në krye të renditjes qëndron Malta, ku më shumë se...
Burimi:
javanews.al