U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë
Shtatë qytetarë kanë shpëtuar pa lëndime pasi mbetën të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në zonën e njohur si “Ura e Gjoricës” në Bulqizë, si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit. Sipas Policisë, alarmi u dha nga një prej personave të bllokuar, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe gjashtë familjarët e tij nuk mund të dilnin nga rrjedha e lumit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbërritën në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, organizuan operacionin e shpëtimit. Gjatë ndërhyrjes, të shtatë qytetarët u nxorën në mënyrë të sigurt nga rrjedha e ujit me gomone. Fatmirësisht, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Dibrës...
Burimi:
javanews.al